Tashmë kanë nisur negociatat për mbështetjen e një kabineti të ardhshëm me mandat të formacionit “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Këtë e bëri të ditur për BNR-në Daniel Lorer nga partia fituese e zgjedhjeve parlamentare, duke saktësuar: “Sot po flasim me “Ka një popull të tillë”, me BSP-në dhe me “Bullgarinë Demokratike”. Duke pasur parasysh situatën dinamike në drejtoritë e tyre, bisedimet aktualisht janë joformale”.
BSP dhe “Bullgaria Demokratike” kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në bisedime. Deri më tani, “Ka një popull të tillë” nuk pranon të komentojë. GERB-SDS dhe DPS nuk janë ftuar për bisedime. Partia “Ringjallja” /“Vëzrazhdane”/ shpalli se është e gatshme të negociojë vetëm në rast se ka angazhim nga ana e "Po e vazhdojmë ndryshimin" për heqjen e masave kufizuese për shkak të Covid-19, por "Po e vazhdojmë ndryshimin" nuk e pranoi këtë kusht, tha Lorer.Bullgarët, dhe veçanërisht të rinjtë, duhet ta kuptojnë se është e detyrueshme të kenë kontrata pune për të mbrojtur të drejtat e tyre të punës. Këtë e deklaroi në Varna ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov. Ai vuri në dukje se gati..
“Ministria e Financave nuk financon pagat e punonjësve në kompanitë bashkiake dhe private, por aktivitetet e përcaktuara në Aktin e Buxhetit të Shtetit, Ligjin për Transportin Rrugor dhe Rregulloren për kushtet dhe procedurat e sigurimit të fondeve..
Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e denjë - pagë e mirë! Pa transport, nuk ka ekonomi!", organizuar nga sindikatat më të mëdha...
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Me shpejtësi, saktësi dhe përqendrim të jashtëzakonshëm, Kallojan Geshev nga klasa e 8-të e shkollës së mesme 125 në kryeqytet, fitoi titullin e..
Në prani të kryeministrit Rosen Zheljazkov, ministri i energjisë Zheço Stankov dhe Vanja Ivançeva, menaxhere e Shell Exploration and Production,..