Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Movember në fokus është shëndeti i meshkujve

Në Bullgari çdo vit diagnostikohen më shumë se 1500 raste të kancerit të prostatës

Foto: arkiv

Parandalimi është ilaçi më i mirë për çdo një sëmundje. Dhe nëse gjatë muajit tetor fokusi botëror qe mbi profilaktiken e kancerit të gjirit tek gratë, gjatë nëntorit  “u vëmë mustaqe” dhe e drejtojmë vëmendjen tonë drejt lëvizjes botërore Movember, e cila popullarizon kujdesin për shëndetin e meshkujve dhe po grumbullon fonde për luftë me vrasësin e qetë të meshkujve - kanceri i prostatës.

Tek ne fushata Movember organizohet që nga viti 2011 me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për problemet shëndetësore që prekin meshkujt.Të tillë janë kanceri i prostatës dhe i testikujve, si dhe shëndeti psikik dhe parandalimi i vetëvrasjeve. Një nga mjekët, i cili e përkrah përzemërsisht idenë për “Muajin e meshkujve” është urologu doktor Gjeorgji Gjeorgjiev, i cili tanimë 9 vjet merr pjesë në fushatë dhe lufton me stigmën e konservatorizmit dhe frikën nga ekzaminimi profilaktik tek bullgarët.

Në Bullgari nuk ka një statistikë reale të të sëmurëve nga kanceri i prostatës që nga viti 2016 e këtej dhe të dhënat të cilat doktori Gjeorgjiev dhe kolegët e tij përdorin janë nga shoqatat amerikane dhe evropiane të urologjisë, ku, sipas fjalëve të tij, kontrolli dhe regjistrimi i çdo një pacienti janë shumë më të përpikta. Tek ne diagnostikohen më shumë se 1500 raste të njerëzve të sëmurë në vit, por sipas specialistit pacientët me këtë sëmundje janë shumë më tepër nga të regjistruarit. Ka zgjidhje dhe ajo është në profilaktiken e rregullt. Atëherë sëmundja mund të kapet në stadin e herët, kur është krejtësisht e shërueshme.

doktor Gjeorgji Gjeorgjiev

“Në Bullgari si dhe në vendet e tjera kjo është sëmundja më shpesh e takuar onkologjike tek meshkujt. Sipas statistikësnjë nga 8 meshkuj merr diagnozën kancer të prostatës. Kuptohet, një pjesë e madhe nga këta pacientë e zhvillojnë sëmundjen në një moshë më të përparuar. Ndërkaq, në plan botëror kjo sëmundje është në vendin e dytë për nga vdekshmëria pas kancerit të mushkërive.

Me kalimin e viteve po vëmë re, se po diagnostikohen gjithnjë e më tepër pacientë të rinj, gjë e cila e bënsëmundjen të rëndësishme sociale, sepse shumë nga meshkujt janë në një moshë aktive për punë. Dhe kur kalojnë në një etapë të vonë të sëmundjes, kjo ndryshon rrënjësisht të gjithë jetën e tyre më pas. Problemi tjetër tek kanceri i prostatës është se zakonisht në fazat fillestare të sëmundjes nuk ka ankesa. Jo rastësisht në rrethet urologjike komentojmë se ky është vrasësi i qetë, sepse në pjesën më të madhe të rasteve pacienti nuk kupton dhe nuk ndien asgjë“ - thotë doktori Gjeorgjiev.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që profilaksia e kancerit të prostatës të fillojë me një vizitë kontrolli të paktën një herë në vit pas moshës 50 vjeçare. Kurse në rast një predispozite gjenetike ajo duhet filluar që nga mosha 45 vjeç, meqenëse rreziku nga një diagnozë e tillë është 50% më e lartë. “Ekzaminimet janë mënyra më e lehtë dhe për ta parandaluar dhe trajtuar sëmundjen në mënyrë efektive,” është kategorik doktori Gjeorgji Gjeorgjiev. Ai është i lumtur, se gjatë viteve të fundit gjithnjë e më shumë burra të rinj e vizitojnë për të realizuar ekzaminime profilaktike. Madje shumë gra kanë filluar të regjistrojnë orar për konsultime për partnerët dhe të afërmit e vet.

Ndaj faktorëve, të cilët e shtyjnë vizitën tek mjeku gjatë dy vjetëve të fundit shtohet dhe pandemia nga Covid-19 dhe frika nga vizita tek mjeku. Kjo është një frikë pabazë, por që mund të çojë në ndërlikime të mëdha, vë në dukje doktori Gjeorgjiev dhe saktëson se metodat moderne të shërimit janë jashtëzakonisht efektive.

Aktualisht ne disponojmë një aparaturë mjaft më moderne për diagnostikim të kancerit të prostatës, e pikërisht 3D fusion biopsia. Kjo është një metodë, në gërshetim me rezonancën magnetike bërthamore,me të cilën mund “ta kapim” kancerin në rangun nga 5 deri më 10 mm, që është një stad jashtëzakonisht i herët i sëmundjes. Ky është një kërcim i madh në diagnostikim, me të cilin mundim në 100% t’i ndihmojmë pacientët tanë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, BNR


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD