Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, në tetor 2021 inflacioni vjetor në Bullgari arriti 6 për qind, ndërsa ai mujor në krahasim me shtatorin - 1,8 për qind. Po të bëjmë një krahasim me muajin gusht - atëherë inflacioni vjetor ishte 3.7%.
Në të njëjtën kohë, një ditë pas zgjedhjeve, qeveria e përkohshme ofroi për shitje 250 milionë euro të tjera borxh të brendshëm në formën e letrave shtetërore me vlerë. Për herë të parë këtë vit nga Ministria e Financave ofrojnë letra me vlerë me afat maturimi 3.5 vjet, pasi muajt e fundit u bë e qartë se letrat me vlerë 5 dhe 10.5 vjeçare po shtrenjtohen. Borxhi i ri që nga fillimi i vitit është 1.4 miliardë euro me një limit të përcaktuar në buxhetin e shtetit prej 2.25 miliardë euro.Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..