Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, në tetor 2021 inflacioni vjetor në Bullgari arriti 6 për qind, ndërsa ai mujor në krahasim me shtatorin - 1,8 për qind. Po të bëjmë një krahasim me muajin gusht - atëherë inflacioni vjetor ishte 3.7%.
Në të njëjtën kohë, një ditë pas zgjedhjeve, qeveria e përkohshme ofroi për shitje 250 milionë euro të tjera borxh të brendshëm në formën e letrave shtetërore me vlerë. Për herë të parë këtë vit nga Ministria e Financave ofrojnë letra me vlerë me afat maturimi 3.5 vjet, pasi muajt e fundit u bë e qartë se letrat me vlerë 5 dhe 10.5 vjeçare po shtrenjtohen. Borxhi i ri që nga fillimi i vitit është 1.4 miliardë euro me një limit të përcaktuar në buxhetin e shtetit prej 2.25 miliardë euro.Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..