Kënga “Parajsa e egër” në interpretim të këngëtarit Orlin Pavllov është nga sauntraku i filmit bullgar me seri “Rruga e nderit”. Këngëtari i njohur i estradës prezantoi këngën në fund të shtatorit, duke zbuluar detaje nga pjesëmarrja e tij si aktor në film. Javët e fundit “Parajsa e egër” është ndër këngët e BG Top 20 – renditja kombëtare e Radios Kombëtare Bullgare. Videoja po fiton gjithashtu popullaritet. Orlin Pavllov ndan se puna rreth filmit, këngës dhe videos janë ndër gjërat më të mira që i kanë ndodhur atij si artist.
Muzika e këngës “Parajsa e egër” është prodhuar nga një ekip i huaj.
Teksti është i Rosen Kukosharov.
“Oqeane, unë do të kaloj vetëm për të arritur përsëri tek ju. Më jep shenje që je aty. Ne jemi një në këtë parajsë të egër, të fortë nga natyra deri në fund… ”, këndon Orlin Pavllov.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..
Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..
Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..