Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov: GERB është forca e parë politike dhe do të propozojë një qeveri

Foto: BGNES

Ish-kryeministri dhe lideri i partisë GERB, Bojko Borisov, tha në konferencën për media se për momentin GERB është forca e parë politike dhe si e tillë është e detyruar të propozojë një qeveri. GERB do t'i ftojë të gjithë, por nëse ata refuzojnë, atëherë GERB nuk do të negociojë me ta, bëri të ditur gazetarja e BNR Violeta Ashikova.

Ulja e madhe e përqindjes së votuesve për partinë "Ka një popull të tillë" /ITN/ - e cila nga forca e parë politike në zgjedhjet e korrikut arriti në 8-9% në këto zgjedhje, tregon se sa të ndjeshëm janë bullgarët ndaj papërgjegjshmërisë. Pasi shpenzuam miliona leva, arrijmë të njëjtin rezultat si në korrik, por tani GERB është në garë me "Po e vazhdojmë ndryshimin" në vend të "Ka një popull të tillë", tha Borisov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD