Exit polli i agjencisë sociologjike Gallup, partner mediatik i Radios Kombëtare Bullgare, tregoi shpërndarjen e mëposhtme të votave nga zgjedhjet parlamentare në Bullgari, që nga ora 20:00 më 14 nëntor 2021:
“Po e vazhdojmë ndryshimin”: 25,8 %, ose 66 vende në parlament;
GERB-SDS: 23,5 %, ose 61 vende;
Partia Socialiste Bullgare /BSP/: 14,4 %, ose 37 vende;
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/: 10,2 %, ose 26 vende;
“Ka një popull të tillë” /ITN/: 8,1 %, ose 21 vende;
“Bullgaria Demokratike”: 7 %, ose 18 vende;
“Ringjallja”: 4,3 %, ose 11 vende;
"Ngrihu.BG! Ne po vijmë" dhe VMRO janë shumë më poshtë barrierës prej 4% për të hyrë në parlament me rezultate përkatësisht 2,1% dhe 1,2%.
Aktiviteti i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor është 36,6 %. Me “Nuk mbështes askënd” kanë votuar 1,8 % e votuesve.
Në zgjedhje morën pjesë gjithsej 27 parti dhe koalicione. Më shumë se 5000 kandidatë morën pjesë në garën për deputetë në parlamentin bullgar prej 240 vendesh.Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..