Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Situata pandemike po bllokon disa qendra votimi jashtë vendit

Foto: arkiv

Qendra e dytë e votimit në Zelandën e Re - në Okland (Auckland), nuk mundi të fillojë punën pasi më herët dje, më 13 nëntor, Ambasada jonë në Australi dhe anëtarët e Komisionit Seksional i Zgjedhjeve - Okland u njoftuan se për shkak të përkeqësimit të situatës pandemike në qytet, autoritetet lokale tërhoqën pëlqimin në zgjedhjet e 14 nëntorit 2021. E vetmja mundësi për bashkatdhetarët tanë mbeti qendra e votimit në Krajstçërç (Christchurch), e cila ishte seksioni i parë në të cilin filloi dita e zgjedhjeve. Dy orë më vonë filloi votimi i bullgarëve në Australi, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Për shkak të rasteve të anëtarëve të komisioneve të sëmurë me koronavirus, në disa seksione jashtë vendit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dërgoi një pyetje urgjente në Ministrinë e Jashtme nëse mund të zëvendësohen me anëtarë rezervë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD