Inflacioni do të përshpejtohet në 4,5% deri në fund të vitit, parashikon Ministria e Financave në vlerësimin e përditësuar të vjeshtës për ekonominë bullgare. Rritja mesatare vjetore e çmimeve do të jetë 2.4%. Faktori kryesor për inflacionin është rritja e ndjeshme e çmimit të lëndëve të para në tregjet botërore dhe veçanërisht të energjisë dhe ushqimit.
Këtë vit ekonomia jonë do të rritet me 4%, dhe vitin e ardhshëm rritja do të përshpejtohet në 4.6%, në rast se fillon zbatimi i Planit të Rimëkëmbjes, saktëson Ministria.Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..