Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria voton

Foto: parliament.bg

Në votimin e tretë të paprecedentë radhazi parlamentar brenda një viti, për votat e bullgarëve konkurrojnë 5016 kandidatë nga 20 parti dhe 7 koalicione. Numri i seksioneve në vendin tonë është mbi 11.600, ndërsa të drejtën e votës e kanë 6.708.189 persona. Vetëm në Sofje ka 1581 seksione.

Votimi në seksionet me 300 ose më shumë votues do të bëhet sërish vetëm me makinë, siç ishte edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 korrik. Makina do të ketë në 9391 seksione, kurse në 2119 prej tyre pritet të ketë dy pajisje. Votimi bëhet me një makinë dhe me një kartë smart si për president, ashtu edhe për parlament. Votuesi ka tre opsione për të votuar me makinë:

1. Vetëm për President dhe Nënpresident;

2. Vetëm për deputetë;

3. Njëkohësisht për President dhe deputetë.

Në varësi të zgjedhjes së votuesit, nga makina do të dalin një ose dy fatura.

Si në zgjedhjet e mëparshme, votuesi mund të tregojë edhe një numër preferencial, d.m.th. të zgjedhë një kandidat të caktuar nga lista e formacionit politik të preferuar nga ai.

Votuesit e vendosur në karantinë ose izolim të detyrueshëm mund të votojnë me kuti të lëvizshme votimi, por vetëm nëse kanë aplikuar paraprakisht. Në rast se kanë nënshkrim elektronik të kualifikuar, ata do të mund të paraqesin aplikim online për votim me kuti të lëvizshme edhe në ditën e zgjedhjeve.

Dita e zgjedhjeve filloi në orën 7:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00.

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teodor Stojçev

Pas zgjedhjeve: Surpriza dhe një verë e nxehtë për Parlamentin e ri Evropian

Partia Popullore Evropiane rriti vendet e saj në krahasim me votimin për Parlamentin e mëparshëm Evropian në 2019 me gjithsej 186 deputetë. Ndërkohë, socialistët dhe demokratët pësojnë rënie me disa mandate nga zgjedhjet e mëparshme dhe do të kenë 135..

botuar më 24-06-14 12.55.MD
Universiteti i Sofjes

Universiteti i Sofjes ka avancuar me 200 vende në një renditje ndërkombëtare

Në renditjen Impact Rankings 2024 të Times Higher Education (THE), botuar më 12 qershor 2024, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" u rendit në vendin 401-600 në mesin e 1963 universiteteve në botë. Alma Mater merr pjesë në renditje për të..

botuar më 24-06-12 2.17.MD

Bullgaria votoi! Po tani çfarë?

Lodhja nga zgjedhjet, pjesëmarrja jashtëzakonisht e ulët e votuesve (pak mbi 30%), të rinjtë në qendrat e votimit dhe një shpresë e brishtë, thuajse e paperceptueshme për stabilitet dhe normalitet politik. Kështu mund t'i përshkruajmë zgjedhjet e kaluara..

botuar më 24-06-11 7.30.PD