Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria voton

Foto: parliament.bg

Në votimin e tretë të paprecedentë radhazi parlamentar brenda një viti, për votat e bullgarëve konkurrojnë 5016 kandidatë nga 20 parti dhe 7 koalicione. Numri i seksioneve në vendin tonë është mbi 11.600, ndërsa të drejtën e votës e kanë 6.708.189 persona. Vetëm në Sofje ka 1581 seksione.

Votimi në seksionet me 300 ose më shumë votues do të bëhet sërish vetëm me makinë, siç ishte edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 korrik. Makina do të ketë në 9391 seksione, kurse në 2119 prej tyre pritet të ketë dy pajisje. Votimi bëhet me një makinë dhe me një kartë smart si për president, ashtu edhe për parlament. Votuesi ka tre opsione për të votuar me makinë:

1. Vetëm për President dhe Nënpresident;

2. Vetëm për deputetë;

3. Njëkohësisht për President dhe deputetë.

Në varësi të zgjedhjes së votuesit, nga makina do të dalin një ose dy fatura.

Si në zgjedhjet e mëparshme, votuesi mund të tregojë edhe një numër preferencial, d.m.th. të zgjedhë një kandidat të caktuar nga lista e formacionit politik të preferuar nga ai.

Votuesit e vendosur në karantinë ose izolim të detyrueshëm mund të votojnë me kuti të lëvizshme votimi, por vetëm nëse kanë aplikuar paraprakisht. Në rast se kanë nënshkrim elektronik të kualifikuar, ata do të mund të paraqesin aplikim online për votim me kuti të lëvizshme edhe në ditën e zgjedhjeve.

Dita e zgjedhjeve filloi në orën 7:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00.

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëzues për prindërit: si të përcjellim në shkollë nxënësin e klasës së parë nga brezi "Alfa"

Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do të hyjnë në dhomat e rinovuara të shkollave, të zbukuruara me tullumbace dhe lule. Dhe aty, të..

botuar më 24-09-16 7.05.PD

Helikopteri Mi-2 është "heroi" kryesor i Muzeut të Aviacionit në Burgas në shtator

Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar..

botuar më 24-09-15 8.10.PD
Këdrinka Këdrinova

Këdrinka Këdrinova zyrtarisht mori detyrën si anëtare e Këshillit të Mediave Elektronike

Anëtarja e re e Këshillit të Mediave Elektronike, Këdrinka Këdrinova, nga kuota e presidentit, u prezantua zyrtarisht në mbledhjen e Rregullatorit të Mediave më 12 shtator, njoftoi reporterja e BNR, Maria Kostova. Me dekret të kreut të shtetit..

botuar më 24-09-13 10.22.PD