Ka përfunduar konservimi sezonal i mozaikëve të monumentit emblematik Buzlluxha. Gjatë muajve të ftohtë ato do të mbrohen me ndihmën e një tende të veçantë prej kanavace prej 600 metrave katrore. Me rivendosjen e monumentit nga koha e socializmit, është marrë një ekip i fondacionit “Projekti Buzlluxha”. Puna mbi paketimin e mozaikëve ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të ulëta.
“Këto janë 1000 metra katrore mozaikë - një nga krijimet më të mëdha prej mozaiku në Evropë, të autorëve më të mirë bullgar. Materiali është i jashtëzakonshëm. Ky është një vepër origjinale arti që është me rëndësi ta ruajmë për brezat e ardhshëm” - tha arkitektja Dora Ivanova për programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare. Ka një mundësi teknike që akoma gjatë pranverës së ardhshme monumenti të jetë i hapur për vizituesit, na siguroi arkitektja Dora Ivanova dhe shtoi se gjatë vitit të fundit 50 mijë veta kanë vizituar kureshtjen historike. Këta njerëz duan që të hyjnë dhe të paguajnë një taksë hyrëse. Kurse kjo është një mënyrë në të cilën do të mund të financohen dhe veprimtari të ardhshme për ruajtjen e tij, shpresojnë nga fondacioni “Projekti Buzlluxha”.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip:Nataniela Vasileva
Foto: BGNESNë vitin 2024 Muzeu Historik Kombëtar bëri kërkime mbi 22 objekte arkeologjike. Mbi 1400 artefakte nga parahistoria deri në mesjetë u zbuluan gjatë sezonit, ku më të rëndësishmet u ekspozuan në një ekspozitë speciale "Gjetje antike. Zbulime të reja...
Çdo vit më 10 shkurt, festa e Shën Harallambit, peshkopit të Magnezisë, kremtohet me solemnitet të veçantë në një qytet të vogël, por të bashkuar në dashurinë e tij për Zotin, në pjesën më veriore të bregdetit tonë të Detit të Zi. Për qytetin Shablla..
E quajnë Nikopollin "qytetin e shekujve" për shkak të historisë së tij mijëravjeçare. Ai u shfaq si vendbanim qysh në vitin 169 pas Krishtit gjatë kohës së perandorit romak Mark Aureli. Në vitin 629, perandori bizantin Nikifor III Foka e riemëroi..
Në vitin 2024 Muzeu Historik Kombëtar bëri kërkime mbi 22 objekte arkeologjike. Mbi 1400 artefakte nga parahistoria deri në mesjetë u zbuluan gjatë..