Për herë të parë pas 6 vitesh, bullgarët do të luajnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të Volejbollit. Suksesi është i kampionit kombëtar “Hebar”. Si mysafir në raundin vendimtar të III-të të kualifikimeve, skuadra nga Pazarxhiku eliminoi me rezultatin 3-1 skuadrën greke “Olympiacos” – Pireus. Skuadra bullgare fitoi edhe ndeshjen në shtëpi me rezultat 3:1.
Para kësaj, bullgarët mundën skuadrën e Bjellorusisë “Shakhtyor Soligorsk” dhe atë spanjolle “Guaguas”. Rivalët e Hebarit në fazën e grupeve do të jenë skuadra të Polonisë, Gjermanisë dhe të Belgjikës.
Herën e fundit që një skuadër bullgare luajti në Ligën e Kampionëve ishte në vitin 2016, kur “Marek” nga Dupnica ishte ndër më të mirët në Evropë.
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e tenistit legjendar Stefan Edberg janë Karlos Alkaraa nga Spanja, Kasper Ruud nga Norvegjia dhe..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, e përfundoi sezonin 2024 në Top 10 të renditjes botërore. Bullgari 33-vjeçar ka një pasuri prej 3350 pikësh dhe ruan vendin e 10-të. Ky është përfundimi më i mirë i Dimitrov që nga fundi i vitit 2017, kur ai ishte i..
Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..