Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngët e protestës janë aktuale 32 vite pas fillimit të Tranzicionit

Vasill Naidenov dhe Bogdana Karadoçeva
Foto: arkiv

"Sa do të presim?" Sa kohë, sa kohë, deri kur… O Zot, jepi Bullgarisë rrugë, dritë, liri!”

Ky është një fragment nga "Lutja për Bullgarinë" - një nga këngët e kompozuara pas 10 nëntorit 1989. Ajo tingëllonte në sheshe, mitingje e protesta në vitet '90, së bashku me shumë "dokumente muzikore" të tjera të kohës, siç i quajmë "këngët e protestës" edhe sot e kësaj dite. Gradualisht ato u bënë “këngë të tranzicionit”, sepse gjatë viteve të kaluara kishte shumë raste të tjera për t'i kujtuar ato. Disa nga tekstet janë aktuale edhe tani, sepse prekin tema të tilla, si varfëria, pabarazia sociale, dëshira për një jetë më të mirë dhe, natyrisht, liria në të gjitha format e saj. "Lutja për Bullgarinë" është shumë aktuale veçanërisht në momente si ai i tanishëm - krizë ekonomike e afërt, pasiguri dhe emocione parazgjedhore. Muzika është e Stefan Dimitrovit, teksti është i Mirjana Bashevës. Interpretimi është i Vasill Naidenovit dhe Bogdana Karadoçevës.

Kujtimet e disa prej personave kryesorë në skena dhe sheshe më shumë se tre dekada më parë janë mbledhur në publikimin Muzika nga fillimi i tranzicionit - pjesa e lirisë për të cilën kanë ëndërruar breza të tërë”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në qytetin Haskovo ekspozohet ikona mrekullibërëse "Nëna e Shenjtë - Molla e Artë"

Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...

botuar më 24-08-13 5.50.PD

Natyra ndryshon më 6 gusht

Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..

botuar më 24-08-06 5.10.PD

Respektojmë malin më të lartë bullgar - Rilla

Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..

botuar më 24-08-03 2.25.MD