Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas agjencisë Market Links do të ketë balotazh për president

Foto: arkiv

Sipas agjencisë Market Links aktiviteti elektoral në zgjedhjet më 14 nëntor do të jetë 58%. Studimi është financuar dhe realizuar nga bTV dhe agjencia. Është zhvilluar mes 1112 personave në moshën mbi 18 vjeç deri më 7 nëntor përmes intervistave personale dhe online.

Pritet një balotazh për presidentin. Për Rumen Radev do të votojnë 46,7%, për Prof. Anastas Gerxhikov 25,6%, për Mustafa Karadajë 10,3%, për Llozan Panov 7,7%.

Parashikimet për zgjedhjet parlamentare janë: koalicioni GERB-SDS – 23%; partia “Po e vazhdojmë ndryshimin” – 16,3%; Partia Socialiste Bullgare /BSP/ - 12,1%; Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/ -11,2%; “Bullgaria Demokratike” – 10,5%; partia "Ka një popull të tillë" - 9.7% dhe "Ngrihu BG! Ne po vijmë” – 4.1%. Gabimi sociologjik është deri në 1.5%.

Studimi u financua dhe u krye nga bTV dhe Market Links.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD