Banka Popullore Bullgare /BNB/ hodhi në qarkullim një monedhë përkujtimore argjendi me prarim të pjesshëm. Monedha i kushtohet "Hanit Omurtagut" dhe është nga seria "Sundimtarët mesjetarë bullgarë". Vlera nominale është 10 leva (5 euro) dhe shitet për 96 leva ose 47 euro. Deri më 10 nëntor, shitja është e kufizuar deri në dy monedha për një klient, pas së cilës do të shitet pa kufizime.
Ana e përparme paraqet imazhin e sundimtarit të marrë nga vula e tij dhe të vendosur në një medaljon të praruar. Në anën e pasme janë vendosur pamjet e kolonës me të ashtuquajturin “mbishkrim të Çatallarit” të Omurtagut, për ndërtimet e ndërmarra prej tij. Udhëheqësi bullgar Omurtag është paraqitur gjithashtu në fron, ashtu siç është përshkruar në një miniaturë nga "Kronika" e Joan Skilicës.Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj që ai t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve në shoqëri. Kryeministri ka komentuar edhe buxhetin..
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...