Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për të gjashtin vit radhazi në Sofje zhvillohet nisma "Poezia në metro"

Foto: Facebook / @polski.institut.sofia

A ka vend për poezinë në jetën tonë të përditshme, plot frika dhe kufizime? Duket edicioni i gjashtë i nismës “Poezia në metro” i jep një përgjigje të qartë kësaj pyetjeje.

Nga data 8 nëntor deri më 20 dhjetor, Instituti i Kulturës i Polonisë në Sofje dhe “Gazeta Letrare”, në partneritet me Bashkinë e Sofjes, do të na afrojnë edhe një herë me poezinë, pa pritshmëri paraprake. Vjershat e 14 autorëve evropianë, në origjinal dhe të përkthyera në bullgarisht, do të sjellin emocion dhe bukuri në vagonët dhe stacionet e metrosë së Sofjes. Për herë të parë një iniciativë e tillë u zhvillua në Poloni dhe shkaktoi një reagim të madh, dhe në vitin 2015, me idenë e drejtorit të atëhershëm të Institutit të Kulturës të Polonisë në Sofje Yaroslav Godun "Poezia në metro" u zhvillua edhe në Bullgari, së bashku me EUNIC Cluster Bulgaria (rrjeti i qendrave kulturore të vendeve të Bashkimit Evropian).

"Çdo vit, zgjedhja se cilat vepra dhe autorë do të përfshihen bëhet nga vetë qendrat kulturore," tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë Pamela Kaczmarek, një bashkëpunëtore në Institutin e Kulturës të Polonisë në Sofje.- Për ne, si organizatorë, është e rëndësishme që kjo të jetë poezia bashkëkohore e shekullit XX dhe XXI për të treguar shkrimtarët e sotëm, ata që lexohen tani dhe janë të rëndësishëm për vendet pjesëmarrëse. Shpresoj shumë që projekti ynë jo vetëm që do ta bëjë udhëtimin me metron më të këndshëm, por edhe do të ngrejë shpirtin e pasagjerëve."

“Gjatë këtyre viteve u shfaqën shumë autorë cilësorë bullgarë dhe ndërkombëtarë, me një gamë shumë të gjerë tematike. Kështu u tërhoqën lexues të rinj, një audiencë e re, që është merita më e madhe e projektit”, thotë për Radio Bullgarinë Prof. Amelia Liçeva, kryeredaktore e “Gazetës Letrare”. Kjo që asaj i bën përshtypje është se në qendër të vjershave të përzgjedhura të këtij viti është vendosur theksimi më serioz i së përditshmes, i së tashmes.Janë prekur tema ekzistenciale, si dashuria, vdekja, udhëtimi drejt shpirtërores, por ka shumë vjersha që i kushtohen vetë poezisë - një gamë e gjerë temash në të cilat secili lexues mund të gjejë diçka për veten e tij, mjafton ta ngrejë kokën dhe të shikojë para tij, thotë Prof. Liçeva. Ajo dhe ekipi i saj kanë për detyrë që çdo vit të zgjedhin autorin nga Bullgaria. Tani ata u ndalën njëzëri te mjeshtri i vargut të shkurtër, i cili tregon histori dhe zbulon të vërtetën - Petër Çuhov.

“Petër Çuhov është një nga poetët më të mirë dhe interesantë bashkëkohorë bullgarë. Ai shkruan edhe vepra mjaft të shkurtra, gjë që ishte e rëndësishme për zgjedhjen tonë, sepse vargjet duhet të jenë të forta dhe të shkurtra që të mund të perceptohen më lehtë dhe më shpejt nga njerëzit. Përveç kësaj, këtë vit Petër Çuhov feston 60 vjetorin e tij dhe botoi shumë libra të rëndësishëm”.

Është një fakt kurioz që Hungaria merr pjesë në iniciativë me një haiku të Akosh Fodor, që do të dalë në bullgarisht përkthyer nga vetë Petër Çuhov. Ndërsa iniciatorët e projektit - Polonia, do t'i japin nder një prej artistëve më të rëndësishëm të shekullit të kaluar - Tadeusz Różewicz.

E reja këtë vit në projekt është se përveç poezisë së paraqitur në mënyrë statike në bullgarisht dhe në origjinal në 13 gjuhë të tjera evropiane, është përgatitur një animacion, i cili do të projektohet në ekranet e stacioneve të metrosë në kryeqytet. Është vepër e grafistes Anna Simeonova. Dhe Prof. Amelia Liçeva është e sigurt se madje të lexoni vetëm një vjershë në pritje të trenit të radhës, kjo do t’ju provokojë për të lexuar më shumë, përfshi këtu dhe poezi.

Sepse në situata si kjo e sotme, me shumë kriza, mendoj se poezia është një mënyrë për të gjetur disa përgjigje për veten tuaj”, tha ajo.

Partnerë mediatikë të nismës janë Radio Kombëtare Bullgare dhe Televizioni Kombëtar Bullgar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook / @polski.institut.sofia




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD