Më shumë se 50 vizatime grafiti nga 700 vjet më parë dolën në dritë gjatë një studimi të kalasë së qytetit mesjetar Rusokastro. Ato janë të pikturuara mbi muret e rezervuarit, disa prej tyre arrijnë një gjatësi prej 30 centimetrave dhe lartësi 25 centimetra.
Kalaja Rusokastro ka qenë e ndërtuar mbi një shenjtore të lashtë trake në territorin e Stranxhës në Bullgarinë Juglindore. Ajo është e njohur me këtë se gjatë vitit 1332 bëhet skenë e një beteje shumë të madhe, e cila ka përfunduar me fitoren e mbretit bullgar Ivan Aleksandër mbi ushtrinë bizantine, të paraprirë nga perandori Andronik i III.
Kalaja është shkatërruar gjatë marshimeve osmane gjatë vitit 1443. Objekti studiohet prej viteve, kurse imazhet e zbuluara përpara hedhin një dritë të re mbi të kaluarën. Milen Nikollov - drejtues i gërmimeve dhe drejtor i Muzeut Historik Rajonal-Burgas, nuk e fsheh emocionin e vet, kur tregon për pikturat e shkëlqyera, të zbuluara nga ekipi i tij, derisa studion të ashtuquajturën “shterna” (vendi për grumbullimin e ujit të shiut) të kalasë:
“Kryesisht këto janë kafshë - sorkadhe, drerë, kuaj dhe gomarë...Ka dhe shumë shpendë! Kuptohet ka dhe kalorës, kryqe. Kemi dhe një mbishkrim. Anije, kemi anije të shkëlqyera! Ato janë tre, njëra nga të cilat është e shkëlqyer!”
Dhe akoma - nëpër muret e rezervuarit gjallërojnë imazhet e gjarpërinjve, të oktapodit, të kafshëve fantastike detare dhe të qenieve mitike! Tani do të studiohet nëse pikturat rikrijojnë një tregim të tërë folklorik, ose janë imazhe të veçanta. Pikturat prej grafiti janë të vendosura me një objekt të mbrehtë metalik direkt mbi suvanë e rezervuarit.
“Këto piktura prezantojnë jetën e gjallë. Këta njerëz kanë pikturuar gjëra, të cilat i kanë parë rreth vetes së tyre. Kjo është një kulturë popullore!” thotë Milen Nikollov.
Imazhet nga Rusokastro janë jashtëzakonisht të vlefshme, meqenëse pasqyrojnë pikëpamjet dhe kulturën shpirtërore të njerëzve më të zakonshëm gjatë periudhës së mesjetës. Kjo nuk është një kulturë elitare, siç janë për shembull kishat dhe godinat monumentale, të ndërtuara nga mbreti dhe nga aristokracia më e lartë - janë të një mendimi arkeologët. Në këtë rast imazhet janë një pasqyrë e përfytyrimeve për botën e popullsisë nëpër trojet tona.
“Shterna”, mbi të cilën janë pikturuar, është ndërtuar në fund të shekullit të 13, që kur datojnë dhe vet pikturat. Imazhe të ngjashme janë zbuluar në qytetin Nesebër, në kishat “Shën Sofia” dhe “Shën Mëria “Perivlepta” në Ohër në (Maqedoninë e Veriut), si dhe në disa shpella dhe manastire shkëmbore në Bullgarinë Veriperëndimore. Por, më tepër imazhe të ngjashme janë gjetur në kryeqytetet e lashta bullgare Pliska dhe Veliki Presllav – përgjithësisht afro 190 piktura.
Aktualisht vendet me pikturat në Rusokastro po konservohen, që të jenë të mbrojtura në maksimum për stinën e ardhshme të dimrit.
Përpiloi: Veneta Nikollova /në bazë të intervistës së Stefka Bakërxhievës, BNR-Burgas/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Muzeu Historik Rajonal-Burgas, BNR-Burgas
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..