Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festojmë 85 vjet nga lindja e basit të famshëm Nikolla Gjuzelev

Foto: BGNES

Sivjet mbushen 85 vjet nga lindja e këngëtarit të operës Nikolla Gjuzelev /1936-2014/ dhe 60 vjet nga debutimi në skenë i basit të njohur bullgar.

Në lidhje me këtë në hyrjen qendroretë godinës së Operës dhe Baletit të Sofjes do të hapet ekspozitë me piktura të Nikolla Gjuzelevit, i cili është dhe një piktor portretist akademik. Në skenën e madhe të Operës dhe Baletit të Sofjes do të dallohen mbajtësit e çmimit ndërkombëtar “Nikolla Gjuzelev” për opera dhe arte të bukura. Laureatë të edicionit të katërt janë katër këngëtarë të operës me një karrierë të shkëlqyer ndërkombëtare - mecosopranoja Mariana Pençeva, baritonët Dobromir Momekov dhe Marijan Jovanovski (që të dy nxënës të maestro Nikolla Gjuzelevit), basi Dimitër Stançev, si dhe dirigjenti austriak maestro Gustav Kun. 

Debutimi i maestro Nikolla Gjuzelevit në skenën e Operës është gjatë vitit 1961 në Operën e Sofjes me rolin e Timurit në “Turandot” nga Puçini. Rruga e tij yjore kalon përmes teatrove më të njohura në botë.” Një “Artist i klasës së lartë”, “Këngëtar i Madh”, “Zëri i cili pikturon”- kështu e përcakton kritika Nikolla Gjuzelevin, duke qenë akoma i gjallë, kurse mes vlerësimeve të shumta për talentin e tij artistik është edhe çmimi i lartë “Verdi i Artë”.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Momente"

Me këngën “Momente” po shkojmë në breg të detit me Nikollën dhe Lindën, të cilët këndojnë për momentet e tyre të vërteta. Nikolla Dimitrov është autor i tekstit dhe recitativit, bazuar në atmosferën gjatë muajve të verës në bregdetin bullgar të..

botuar më 24-08-22 6.15.PD

"Ti"

DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..

botuar më 24-08-21 7.05.PD

"Dashuria është si" me një version të ri

Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..

botuar më 24-08-20 8.15.PD