Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për shkak të vaksinimit të ulët BERZH uli parashikimin për Bullgarinë

Foto: архив

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim /BERZH/ parashikon se ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 4.2% në 2021, duke kompensuar rënien me 4.2% në 2020. Kjo është një rënie në krahasim me vlerësimin e qershorit të BERZH-it, sipas të cilit pritej që PBB-ja e vendit të rritet me 4.5% deri në dhjetor.

Në raportin e nëntorit "Perspektivat Ekonomike Rajonale", BERZH premtoi rritje të PBB-së në Bullgari në 2022 me 4.4%. Parashikimi është 0.4% më i lartë se në qershor, kur pritej një rritje prej 4 për qind.

Normat e ulëta të vaksinimit kundër Covid-19 dhe kriza e vazhdueshme politike janë shënuar si rreziqe negative për ekonominë bullgare, vuri në dukje BERZH.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Do të modernizojnë ndërmarrjen e vetme shtetërore të përpunimit të qumështit "LB Bulgaricum"

Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..

botuar më 24-10-07 4.36.MD

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD