Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si reagon bullgari ndaj rritjes së kostos së jetesës

Inflacioni vjetor në Bullgari u përshpejtua po afron 5%, fillimisht prek biznesin, pas kësaj edhe konsumatorin

Foto: arkiv

Familjet konstatojnë një presion serioz të çmimeve mbi buxhetet familjare në Bullgari. Nëse më parë mund të bëje pazar me 20-30 leva (rreth 10-15 euro), tani shuma të cilën e lë në dyqan për gjërat e njëjta është dy herë më e lartë, kurse rrogat tona nuk janë rritur” - kështu në përgjithësi njerëzit e llogarisin inflacionin përmes shpenzimeve të veta nivelin e inflacionit. Ritmi i inflacionit vjetor në Bullgari po vazhdon të përshpejtojë - niveli për muajin shtator kundrejt të njëjtit muaj të vitit të kaluar është 4,8% sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave.

Një nivel i tillë kaq i lartë i inflacionit mbi një bazë vjetore për herë të fundit është llogaritur gjatë shtatorit të vitit 2012. Shtrenjtimi i sivjetshëm përfshin pothuajse të gjitha mallrat dhe shërbimet më të përdorshme, ose rreth 94% nga karroca e blerjeve, tregon një analizë në detaje e Institutit për studime sociale dhe sindikale pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. E gjithë kjo është si pasojë w çmimeve rë rritura të gazit, naftës dhe korrentit. Sipas të dhënave të statistikës kombëtare çmimet e prodhuesve të tregut të brendshëm janë rritur me 3.1% gjatë muajit shtator kundrejt muajit gusht dhe me 20.3% kundrejt shtatorit të vitit 2020. Kjo shpjegon dhe shtrenjtimin e produkteve akoma në fazën e prodhimit dhe padyshim që transferohet mbi formimin e çmimit, me të cilin malli arrin deri tek konsumatori përfundimtar.

“Çdo një kërcim në çmimet është një goditje serioze mbi ekonomitë e familjeve bullgare” - thotë Rosica Makellova, sekretare shkencore në Institutin për Studime Sociale dhe Sindikale pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari:

“Rreth 1 milionë e 700 mijë bullgarë aktualisht jetojnë nën vijën e varfërisë dhe afro 2 milionë e 300 mijë kufizohen në ngrohje. Gjysma e popullsisë së Bullgarisë do të ngushtojë shpenzimet e veta për ngrohje gjatë dimrit. Një vëmendje të posaçme kërkon dhe grupi i pensionistëve, të cilët janë me të ardhura jashtëzakonisht të ulëta dhe pësojnë tronditje gjatë çdo një rritjeje të çmimeve. Çdo një rritje e çmimeve ndikon negativisht dhe mbi prindërit e vetëm, familjet e mëdha me shumë fëmijë, dhe familjet vetëm me një anëtar.

Rrjedhimisht ka një rreth të gjerë të grupeve sociale, për të cilët mund të dalë se është e pamundur të përballojnë shpenzimet e rritura për mirëmbajtjen e jetesës. Sipas studimit, të cilin Instituti e bën në çdo tre muaj, aktualisht një punonjësi i janë të nevojshme rreth 1100 leva (rreth 550 euro) të ardhura neto, kurse sa i përket një familjeje me dy prindër dhe fëmijë, atyre u janë të domosdoshme rreth 1800 leva (rreth 900 euro), për të mbajtur një standard normal të jetesës. Por, nuk janë një shumicë familjet të cilat përfshihen në këto kufij.”

Nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari këmbëngulin për një rritje të të ardhurave akoma deri në fund të vitit. Aksenti është mbi kërkesën për një rritje të ndjeshme të rrogës minimale të punës për vendin, si një mënyrë të ruhet fuqia blerëse e bullgarëve dhe për të zbutur presionin e inflacionit.


Mendimi i njerëzve

Do të transferohem për të jetuar në fshat, aty njeriu nuk emocionohet kaq prej çmimeve dhe masat e covidit, sqaron idenë e vet për shpëtim në kohën e krizës Petër Minkov, ish sportist nga Sofja.

“U lodhëm shumë nga çmimet dhe pandemia, për shkak të së cilës nuk mund të hyhet në dyqanet e mëdha. Çmimet shtohen në mënyrë artificiale, nuk mundet të kesh blerë diçka përpara disa muajve dhe tani ta shesësh me vlerë spekulative. Deri tani nuk jam privuar nga asgjë, por tani nuk jam i sigurt, sepse asnjë nga drejtuesit nuk mendon për këtë se si jetojmë ne me të ardhurat e ulëta. Kurse çmimin e korrentit akoma nuk e kemi ndier, si do ta kalojmë dimrin varet nga klima, nëse është më ngrohtë do të kursejmë”.

Tatjana Sllavova është nga grupi i pensionistëve të cilët jetojnë të vetmuar, për të cilët çdo një shtim i çmimeve imponon një rirenditje të buxhetit. Gruaja thotë se është mësuar të jetojë me një pension prej nën 500 leva dhe llogarit se duhet ta privojë veten dhe nga ushqimi:

“Çfarë më përpara të blejë njeriu? Nuk mund të kursesh prej asgjëje - shpenzimet komunale janë të detyrueshme, kështu që do të kufizojmë ushqimin. Rritja e disa mallrave është 50%, sipas meje.

Kurse masat bazë për të përballuar situatën janë kufizimi i konsumit të mallrave, të cilat nuk janë të domosdoshmërisë së parë dhe orientimi drejt produkteve të një klase më të ulët të çmimeve për llogari të cilësisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD