"E gjithë dashuria" është një këngë për verën, detin dhe sigurisht - dashurinë që duam të mbajmë mend përgjithmonë. Muzika është e këngëtarit Vllado Dimov, karriera e të cilit filloi në vitin 2004, pas pjesëmarrjes së tij në formate televizive të njohura të asaj kohe. Orkestrimi është i Krasimir Gjullmezov. Emiliana Stoimenova është autorja e tekstit, ku përmendet edhe Arapja - një kënd i bukur në bregdetin tonë jugor të Detit të Zi me plazhe të famshme dhe natyrë piktoreske.
Këngëtari e prezantoi këngën dhe videoklipin e saj në fund të shtatorit, ndërsa në Top 20 - renditja e BNR për muzikën pop dhe rock bullgare, kënga "E gjithë dashuria" u rendit në vendin e pestë që në javën e parë të pjesëmarrjes së saj.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..
Një nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana Çokoeva-Angellova , e cila është autore e muzikës dhe tekstit. Autori i aranzhimit është Svetosllav..
E lindur në një familje muzikantësh, Dani Ilieva këndon për më shumë se dhjetë vjet. Ajo mori pjesë në disa formate muzikore, por arritja e saj më e madhe është çmimi nga Konkursi Kombëtar për Këngë Zbavitëse "Burgasi dhe Deti" . Tani..