Leo Kadeli me origjinë shqiptare është fituesi i fushatës së Radios Kombëtare Bullgare “Iluministi i vitit 2021”. Për herë të parë në historinë 8-vjeçare të çmimit, fituesi nuk është shtetas bullgar. Gjysma e të gjithë pjesëmarrësve votuan për të.
Ai është iniciator i platformës së internetit “Miq, ndihmoni!”, me të cilën rreth 9 mijë familje bullgare kanë marrë mbështetje për riparime, fatura, karrige me rrota për invalidë, ushqim. “Për mua është e rëndësishme që e mira ekziston dhe nuk ndalet. Unë kam pasur dhe prandaj kam dhënë. Dhe miqtë e mi që më mbështesin, pothuajse të gjithë kanë mundësi të tilla modeste. Ata ndihmojnë me aq sa munden”, tha Leo Kadeli në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare.
Ceremonia solemne në të cilën u shpallën fituesit midis dhjetë finalistëve të fushatës u zhvillua në Ditën e Iluministëve të Popullit - 1 Nëntor.
Çmimi special i Radios Kombëtare Bullgare iu dha mësuesit Teodosij Teodosiev - Teo i cili hodhi themelet e një shkolle të suksesshme të fizikës dhe matematikës dhe shumë nga nxënësit e tij janë në elitën shkencore botërore.
Aventurierët Maksim dhe Stefan Ivanovi të cilët kaluan Atlantikun me një varkë me rreme, në mbështetje të fushatës “Po! Për Jetën!” për dhurimin dhe shpëtimin e jetës njerëzore përmes transplantimeve, morën çmimin special të bTV Media Group.
Mirëbërësia është për jetë e mot, thotë frymëzuesja e fushatës, Iva Dojçinova, drejtoreshë e programit të Radio Sofjes së BNR. Le të vazhdojë bamirësia!
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..