Dita e Iluministëve Popullorë është ndër festat më të respektuara bullgare. Për herë të parë ajo u shënua në qytetin Pllovdiv në vitin 1909, por u themelua zyrtarisht në vitin 1922. Kjo është një ditë për t’u bërë homazh bullgarëve të mëdhenj, ndërtuesve të largët dhe të afërt të Bullgarisë moderne.
Doemos një pjesë e pandarë e Ditës së Iluministëve janë veprat muzikore plotë respekt ndaj personaliteteve të mëdha të historisë sonë.Edhe përfaqësuesi i gjeneratës së parë të kompozitorëve bullgarë Dobri Hristov krijoi për nderë të rilindësve. Ai është autor i tekstit dhe i muzikës së “Himnit të Rilindësve”.
Dobri Hristov lindi në qytetin Varna. Pasi mbaroi gjimnazin ai punonte si mësues, ndërsa në vitin 1900 me mjete të mbledhura nga bashkëqytetarët e tij shkoi për të mësuar në Konservatorin e Pragës. Aty pedagogë të tij ishin Antonin Dvorxhak, Jozef Suk dhe përfaqësues të tjerë të shquar të kulturës muzikore çeke. Pasi u kthye në Bullgari ai u bë pedagog në Shkollën Muzikore Shtetërore dhe në Akademinë Muzikore Shtetërore në Sofje, drejtonte korin e kishën “Shën Shtatë Shenjtorët”, pas kësaj – të katedrales “Shën Aleksandër Nevski”. Ai ishte pjesëmarrës aktiv në forcimin e veprës korale bullgare, autor i një numri të konsiderueshëm veprash për kore laike dhe kishtare, për orkestra simfonike, këngë solo etj. Krahas të gjithë kësaj ai ishte një nga studiuesit më të rëndësishëm të folklorit bullgar, teoricien, publicist, një iluminist i vërtetë, i cili një pjesë të madhe të kohës i kushtoi edukimit muzikor në shkollat e mesme, duke kuptuar se sa e rëndësishme është kjo për rritjen shpirtërore të brezave të lindur në Bullgarinë e pasçlirimit.
“Nder dhe lavdi, lavdi e përjetshme, juve rilindësit e popullit! Kujtesa juaj frymëzon për të punuar për ditë të ndritshme...”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkivMbrëmjen e sotme në fshatin Kërpaçevo, rajoni i qytetit Lloveç, hapet festivali i dhjetë “Xhazi nën yjet e Pllajës Devetashko”, i cili vazhdon deri të dielën. Festivali mbledh muzikantë të njohur bullgarë në skenën e hapur të livadhit pranë shpellës..
Këngëtari në zë Grafa më 28 qershor nis “Turneun më të lumtur” me një koncert në Teatrin Veror në qytetin Stara Zagora. Në thelbin e turneut të madh veror të Vlladi Ampov – Grafa, është koncepti i koncertit të tij spektakolar në Stadiumin Kombëtar..
Kemi të paktën “100 arsye” për ta dashuruar Maria Ilievën, e cila e priti verën me një turne të ri me të njëjtin emër. Në serinë e koncerteve, që nisi më 21 qershor në Stara Zagora,ylli i muzikës bullgare pop performon si hitet e saj më të mëdha,..
“Bërë për mua” është kënga e tretë prej autore e këngëtares së re dhe të talentuar Elia Todorova, të cilën ajo vetë e cilëson si më dinamike në..