Svetlla Kjoseva mbërrin në Hungari gjatë vitit 1984 dhe fillon punë në shkollën bullgare “Hristo Botev” pranë Ministrisë bullgare të Arsimit, ku mbetet në vazhdim të 13 vjetëve. Pikërisht aty ajo kupton sesa është e ndryshme mënyra e të punuarit me fëmijët, të cilët rriten në një mjedis të huaj gjuhësor dhe sa e rëndësishme është që ata të mos të mbeten të izoluar në kuadrin e bashkësisë së vet. Gjatë vitit 2004, kur është themeluar shkolla bullgare e gjuhës amtare, ish nxënësit e saj, të cilët janë në krye të komunitetit bullgar në Hungari, ia besuan asaj menaxhimin. Në vazhdim të 15 vjetëve ajo mbetet drejtoreshë e shkollës private bullgare:
“Shkolla zhvillon një veprimtari shumë aktive, jo vetëm mësimore, por dhe kulturore, duke mbajtur kontakt me shkollat e bashkësive të tjera-tregon Svetlla Kjoseva përpara Radio Bullgarisë. Fëmijët marrin pjesë në konkurse dhe festivale. Për ta kjo është një veprimtari shumë mobilizuese dhe interesante. Si ish mësuese dhe drejtoreshë në këtë shkollë, por dhe si gjyshe e dy nipërve, mund të them se ata shkojnë aty me një kënaqësi të madhe dhe interes.”
Sipas Svetlla Kjosevës është me rëndësi të madhe që bullgarët të cilët rriten jashtë kufirit të mos e humbasin lidhjen me atdheun dhe në të njëjtën kohë të përshtaten me mjedisin ku jetojnë:
“Kufijtë mjegullohen, por në plan fizik - sqaron ajo. Mendoj se çdo një njeri, që të qëndrojë mirë në plan global, duhet të ketë rrënjë të thella. Mund të ketë një profesion të mirë, të realizohet kudo nëpër botë, por ajo e cila i ka rrënjët nga fëmijëria mbetet e tija për gjithmonë. Çdo një provë që të heqim dorë nga vendësja, kombëtarja, çon deri në një gjymtim të personalitetit. Këto janë vlera të vendosura nga mjedisi. Ka shprehi, fjalë, vjersha, të cilët kur i dëgjoj më flasin shumë më tepër sesa njerëzve të tjerë. Nëse unë në ndonjë farë mënyre arrij tua transmetoj këtë të tjerëve – kjo do t’i pasurojë dhe ata. Kuptohet se me kënaqësi, me sy dhe veshë të hapur, me të gjitha shqisat njihem me kultura të tjera, i dua, i përvetësoj. Kjo nuk më bën më pak bullgare. “
Svetlla Kjoseva është kryeredaktore e revistës dygjuhëshe për kulturën dhe jetën publike "Hemus", e themeluar në Hungari saktësisht 30 vjet më parë. Ajo është dhe përkthyese e poezisë dhe prozës bashkëkohore hungareze. Është redaktore e radiotransmetimeve në gjuhën bullgare në radion hungareze. Pyetjes se cili është vendi i botimeve të shtypura kulturore vitet e fundit, Svetlla Kjoseva i përgjigjet:
“Unë personalisht mendoj se libri i botuar e ka vendin e vet. Ka njerëz, të cilët preferojnë ta mbajnë në duar dhe të mund të shijojnë pamjen e tij në formë letre, por nuk duhet të harrohen dhe njerëzit, të cilët preferojnë të informohen nga interneti. Revista jonë është e ngarkuar në faqen e internetit të komunitetit bullgar në Hungari që nga viti 2011. Në faqet e saj me të vërtetë janë mbledhur materiale shumë të vlefshme dhe interesante, jo vetëm për bashkësinë bullgare në Hungari. Prandaj mendoj se që të gjitha format e mundshme janë të mira.
Kemi idenë që të prezantojmë në botim njëkohësisht dhe autorë bullgarë dhe autorë hungarez, që të mund të kthehet në një vend të vërtetë për takim midis dy letërsive. Kjo, më duket mund të përforcojë rolin e revistës sonë si një urë midis të dyja kulturave”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook /Svetlla Kjoseva, bolgarok.hu
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...