Në lidhje me Ditën e Bullgarëve të Besarabisë, që bie më 29 tetor, Nënpresidentja Ilijana Jotova u takua në Presidencë me përfaqësues të Shoqatës “Rodoljubec” - një shoqëri kulturore dhe arsimore për marrëdhëniet me bullgarët besarabianë dhe tavrianë. Nënpresidentja përgëzoi bullgarët e Besarabisë me rastin e festës së tyre, duke theksuar se gjatë historisë së tyre të lavdishme dhe tragjike ata e ruajtën vetëdijen dhe gjuhën bullgare. “Është përgjegjësia jonë që të bëjmë ashtu që trashëgimtarët e tyre të zgjedhin të zhvillohen në vendlindjen e tyre stërgjyshore”, tha Jotova.
Nga Shoqata “Rodoljubec” ishin pyetjet lidhur me shkollimin e studentëve të huaj me origjinë bullgare në universitetet bullgare. U diskutua edhe zhvillimi i të vetmit institucion bullgar të arsimit të lartë jashtë vendit - Universiteti i Taraklisë “Grigorij Cambllak”.
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..