Cilat janë praktikat e reja artistike dhe arritjet e rëndësishme në sferën artistike e cila zhvillohet në mënyrë më dinamike - artet digjitale? Këtë do ta kuptojmë në ditët deri më 30 tetor përmes ngjarjeve nga programi i festivalit të tetë ndërkombëtar për arte digjitale DA FEST, organizuar në Sofje nga Akademia Kombëtare e Arteve dhe Fondacioni DA Lab. Kuratorët janë Venelin Shurellov dhe Galina Dimitrova-Dimova.
Festivali nis gjatë vitit 2009 si një iniciativë e programit Master “Arte Digjitale” të Akademisë Kombëtare Artistike, rikujton docenti, doktor Venelin Shurellov.
“Ne menduam se ky është një vazhdim i logjikshëm i proceseve, të cilat po rrjedhin në atelienë e arteve digjitale të Akademisë. Sepse për ne, krijuesit është i domosdoshëm konteksti, është i domosdoshëm mjedisi. Që të mund të formojmë një bashkësi, ajo duhet të pajiset me shembuj të gjallë, me një tirazh të autorëve dhe të artit botëror. Dhe pikërisht këtë po e bëjmë që nga viti 2009 - po mundohemi të sinkronizojmë disa procese globale, të cilat e tundin dhe gjallërojnë artin bashkëkohor, e furnizojnë atë me shumë tema, teknika, praktika bashkëkohore. Dhe ne, bullgarët, kemi privilegjin të qëndrojmë në këtë hartë botërore,” thotë Venelin Shurellov përpara Radios Kombëtare Bullgare-Radio Sofja.
Pas tre edicioneve të para të DA Fest, ai transformohet në një bienale, ku deri në këtë moment në të kanë marrë pjesë mbi 400 autorë nga e gjithë bota. “Shumë nga krijuesit ndërkombëtar, të cilët kalojnë përmes festivalit, thonë se si një frymë artistike Sofja është e ngjashme me Berlinin përpara 15-20 vjetëve. Po venë re rilindjen e qytetit, qarkullimin e ideve të reja, të njerëzve dhe praktikave” sqaron Shurellov, i cili është pedagog në Akademinë Kombëtare të Arteve dhe një nga skenografët më të mirë bullgar.
Dhe sivjet ngjarja do të mbledhë mbi 30 krijues të njohur nga skena ndërkombëtare artistike, autorë të rinj dhe studentë nga Akademia Kombëtare e Arteve. Janë parashikuar ekspozita, shfaqje audio-vizuale, teatrale dhe të kërcimit, projeksione video-art, realitet virtual, transmetim, harta tredimensionale, robotikë dhe sisteme gjeneruese, leksione dhe prezantime, punëtori krijuese dhe koncerte.” Artet digjitale janë në këtë periudhë kalimtare, në të cilën estetika duket jo kaq si një ngjarje vizuale, por si një e tillë sociale dhe prezanton proceset, të cilat i bëjnë më të drejtë. Sepse në jetë ka dhe epidemi, dhe bllokime “- sqaron Venelin Shurellov. Dhe meqenëse teknologjitë janë një pjesë shumë aktive dhe vitale nga ditët tona të përditshme, mbase prandaj artistët i kërkojnë ato, në mënyrë që ta bëjnë komunikimin me njerëzit më aktual dhe adekuat, shton akoma ai.
Që nga edicioni i kaluar, ngjarjet në programin e DA Fest janë të “shpërndara” nëpër lokacionet e ndryshme në kryeqytet. Edhe edicioni i sivjetshëm nuk do të jetë përjashtim. Ekspozita e madhe me të cilën do të hapet edicioni i tetë është e vendosur në galerinë ”Akademia” të Akademisë Kombëtare të Arteve, që ku fillon çdo gjë.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaFoto: BGNES, da-fest.bg
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..