Pavarësisht vendimit të marrë nga Arka Kombëtare e Sigurimit Shëndetësor, brenda një jave mjekët e përgjithshëm do të jenë në gjendje të përshkruajnë ilaçe falas për pacientët me Covid-19. Këtë e tha Dr. Georgi Mindov nga Shoqata e Mjekëve të Përgjithshëm të Sofjes. Ende nuk ka kontratë mes Këshillit Mbikëqyrës të Arkës së Sigurimit Shëndetësor dhe Bashkimit të Mjekëve. Sipas Mindovit, medikamentet falas për qytetarët janë vetëm për pacientët me komplikacione. Disa prej tyre janë për injektim dhe nuk mund të përdoren në shtëpi, të tjerat nuk gjenden fare në farmaci. Një problem tjetër, sipas farmacistëve, është se sipas rregullave aktuale, recetën elektronike falas mund ta plotësojë vetëm një farmaci.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..