Në traditën bullgare Dita e Shën Dhimitrit është ndër festat më të respektuara dhe të dashura. Ortodoksia lindore kremton kujtimin e Shën Dhimitrit Mirovliti më 26 tetor. Në kalendarin popullor kjo ditë lidhet me kthesën e sezonit. Besohet se nga kjo ditë fillon dimri.
Nëpërfytyrimet folklorike Shën Dhimitër është vëlla – binjak i Shën Gjergjit. Të dy ata janë shenjtor kalorës, të dy ata kanë lidhje me punën bujqësore. Ditën e Shën Gjergjit, që bie më 6 maj, në mënyrë rituale fillon puna fushore, atëherë pronarët e tokës dhe kopeve pajtohen me punëtorët, blegtorët dhe barinjtë, ndërsa Ditën e Shën Dhimitrit paguajnë me to dhe i lirojnë.
Siç dihet nga jetëshkrimi, Shën Dhimitri lindi në shekullin e III në qytetin Selanik, në një familje të krishterësh, që fshehën besimin e tyre sepse në atë kohë ndjekësit e Krishtit u persekutuan mizorisht. Dhimitër ishte i dhuruar me dhuni të jashtëzakonshme dhe bukuri fizike. Pas vdekjes së të atit, ai u bë kryetar bashkie, pranoi besimin e Krishtit dhe predikonte krishterimin në mesin e banorëve të Selanikut. Ai vdiq dëshmor për besimin e tij. Trupi i tij u varros në vendin e martirizimit. Mbi varrin e tij në Selanik u ngrit një kishë e vogël, në vendin e së cilës sot ndodhet një bazilikë në të cilën ruhen lipsanet e shenjtorit. Nga varri i Shën Dhimitrit dilte erë miro dhe për këtë u quajt Shën Dhimitër Mirovliti. Shumë të krishterë dëshmojnë për mrekullitë që u ndodhën pas një vizite në tempull ose një lutje të sinqertë përpara ikonës së Shën Dhimitrit.
Në përfytyrimet folklorike bullgare Shën Dhimitër është mbrojtës i familjes, u ndihmon njerëzve që nga lindja deri në vdekje.Tek ne Dita e Shën Dhimitrit që prej kohe është një festë e madhe. Në të kaluarën e gjithë familja mblidhej dhe të gjithë kurbetçinj, punëtorët fushorë, shërbëtorët deshën që të ishin në shtëpi për festën. Shpesh fshatra të tëra zgjodhën Shën Dhimitër si mbrojtës.
Kënga tregon si Mrekullibërësi po ndërton tri kisha – në njërën do të pagëzojë, në të dytën do të martojë, në të tretën do të falë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..
"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..