Kënga "I afërti", në interpretim të duetit Toni Dimitrova - Stefan Illçev, është ndër propozimet e reja në Top 20 të Radios Kombëtare Bullgare - renditja kombëtare javore për muzikën e re bullgare pop dhe rock. Kënga tashmë është në vendin e pestë.
"Çfarë është lumturia?" - pyet kjo botë e çmendur..."- këndon dueti i ri. Sipas autorit të tekstit Asen Jordanov, përgjigja është: "një njeri i dashur dhe një vështrim besnik...", si dhe "... një përqafim i butë, një zë i ngrohtë. Një puthje e lehtë ëndërrimtare dhe fjalët: Unë jam pranë teje!"
Muzika dhe aranzhimi janë të Svetosllav Lloboshkit. Kënga shoqërohet me një video të bukur, ku shihen vende të bukura nga Burgasi dhe plazhi.
Autor: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në fund nuk mund të lë pa përmendur projektin e tij të famshëm për dixhitalizimin e materialeve muzikore - Enote . Që disa vite më parë shpërtheu lajmi se po krijohej diçka kaq inovative dhe se një bullgar ishte në themel të saj...
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..
Një nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana Çokoeva-Angellova , e cila është autore e muzikës dhe tekstit. Autori i aranzhimit është Svetosllav..