Brandi i vendeve nga rajoni i Detit të Zi "Kuzhina e Detit të Zi" do të organizojë festivale sezonale kulinare dhe një seminar për biznesin lokal për të promovuar projektin për Detin e Zi si një destinacion për turizmin gastronomik. Ideja mbështetet edhe nga Bashkia e Burgasit.
Projekti ka përzgjedhur tashmë 50 pjata rajonale. Ideja është që ato të aplikohen lehtësisht në restorantet bregdetare, si dhe 5-7 pjata të bëhen fytyra e markës. Burgas do të jetë një nga dy kryeqytetet gastronomike sipas projektit në vitin 2022. Tjetri do të jetë një qytet në Bregun Lindor, Anapa në Rusi ose Batumi në Gjeorgji, transmetoi BNR Burgas.
Ambicia është të organizohen 4 festivale në vit – të kuzhinës së Detit të Zi të pranverës, verës, vjeshtës dhe dimrit.Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..