Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shëtitorja në parkun e qytetit të Belshit të Shqipërisë tashmë mban emrin e piktores bullgare me rrënjë shqiptare Lika Janko

Foto: Ministria e Kulturës e Bullgarisë

Nga sot, shëtitorja në parkun e qytetit të Belshit, Shqipëri, mban emrin e artistes së talentuar bullgare me rrënjë shqiptare Lika Janko, e cila ndërroi jetë në vitin 2001. Në ceremoninë zyrtare të emërtimit mori pjesë Ministri i Kulturës i Bullgarisë Prof. Velislav Minekov, kryetari i bashkisë së Belshit, Arif Tafani dhe Zëvendësministrja shqiptare e Kulturës, Dr. Meri Kumbe, bëri të ditur Ministria e Kulturës.

Lika Janko ka lindur në Sofje si Evangjelia Grabova dhe fati i prindërve të saj është i lidhur pazgjidhshmërisht me Shqipërinë. Jeta e saj ka qenë plot vështirësi përpara se kritikët të fillojnë të shkruajnë për të si “Picasso i veshur me fustan”. Punimet e saj janë të ndikuara nga artistët francezë, Van Gogh, kultura bullgare dhe ajo shqiptare.

Ministri Minekov ndodhet për një vizitë të shkurtër në Shqipëri me ftesë të homologes së tij shqiptare Elva Margariti. Dje ata biseduan mbi domosdoshmërinë për aktivizimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve tona. Në takim u diskutua edhe mundësia e hapjes së një Qendre Kulturore Bullgare në Tiranë, bazuar në një marrëveshje ndërqeveritare me Shqipërinë.

Sot më herët Ministri Minekov mori pjesë në mbylljen zyrtare të projektit për ndërtimin e ndriçimit rrugor LED "All-in One Solar LED Lights Street", financuar nga Republika e Bullgarisë në kuadër të Ndihmës Zyrtare për Zhvillim. Ministri Minekov preu shiritin e inaugurimit së bashku me kryetarin e bashkisë së Belshit Arif Tafani dhe në prani të Zëvendës Ministres së Kulturës së Shqipërisë Dr. Meri Kumbe, ambasadorit tonë në Tiranë Momçill Rajçevski, Konsullit të Nderit të Republikës së Bullgarisë z. Selim Hoxhaj dhe ekipin e Ambasadës sonë në Tiranë.

Programi i delegacionit bullgar në Shqipëri, i kryesuar nga Ministri Minekov, përfshin një takim në ambasadën tonë në orët e vona të pasdites me kryetarë të shoqatave bullgare dhe anëtarë të komunitetit bullgar në Shqipëri, informon Ministria bullgare e Kulturës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Propozojnë shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim evropian

Gazetari teatror gjerman Diter Top propozoi shfaqjen "Haga" nga Galin Stoev për një çmim nga Forumi Kulturor Evropë për arritje në fushën e kulturës. Këtë e njoftojnë nga ekipi i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Vera e Varnës”. Pjesa u shfaq në..

botuar më 24-06-07 11.46.PD

Ekspozita “Ëndërr mes fjalësh” e artistes Enxhi Tufa

Arti ka ekzistuar gjithmonë si një formë e të shprehurit përmes të cilit mund të shpalosim botën tonë të brendshme. Këtë ka bërë edhe artistja me origjinë bullgare Enxhi Tufa, e cila përmes ekspozitës së saj “Ëndërr mes fjalësh” ka shprehur vetveten,..

botuar më 24-06-03 9.30.PD

“Bliri i Artë" bashkon 50 filma nga 18 vende në Stara Zagora

Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..

botuar më 24-06-02 7.15.PD