Nga sot, shëtitorja në parkun e qytetit të Belshit, Shqipëri, mban emrin e artistes së talentuar bullgare me rrënjë shqiptare Lika Janko, e cila ndërroi jetë në vitin 2001. Në ceremoninë zyrtare të emërtimit mori pjesë Ministri i Kulturës i Bullgarisë Prof. Velislav Minekov, kryetari i bashkisë së Belshit, Arif Tafani dhe Zëvendësministrja shqiptare e Kulturës, Dr. Meri Kumbe, bëri të ditur Ministria e Kulturës.
Lika Janko ka lindur në Sofje si Evangjelia Grabova dhe fati i prindërve të saj është i lidhur pazgjidhshmërisht me Shqipërinë. Jeta e saj ka qenë plot vështirësi përpara se kritikët të fillojnë të shkruajnë për të si “Picasso i veshur me fustan”. Punimet e saj janë të ndikuara nga artistët francezë, Van Gogh, kultura bullgare dhe ajo shqiptare.
Ministri Minekov ndodhet për një vizitë të shkurtër në Shqipëri me ftesë të homologes së tij shqiptare Elva Margariti. Dje ata biseduan mbi domosdoshmërinë për aktivizimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve tona. Në takim u diskutua edhe mundësia e hapjes së një Qendre Kulturore Bullgare në Tiranë, bazuar në një marrëveshje ndërqeveritare me Shqipërinë.
Sot më herët Ministri Minekov mori pjesë në mbylljen zyrtare të projektit për ndërtimin e ndriçimit rrugor LED "All-in One Solar LED Lights Street", financuar nga Republika e Bullgarisë në kuadër të Ndihmës Zyrtare për Zhvillim. Ministri Minekov preu shiritin e inaugurimit së bashku me kryetarin e bashkisë së Belshit Arif Tafani dhe në prani të Zëvendës Ministres së Kulturës së Shqipërisë Dr. Meri Kumbe, ambasadorit tonë në Tiranë Momçill Rajçevski, Konsullit të Nderit të Republikës së Bullgarisë z. Selim Hoxhaj dhe ekipin e Ambasadës sonë në Tiranë.
Programi i delegacionit bullgar në Shqipëri, i kryesuar nga Ministri Minekov, përfshin një takim në ambasadën tonë në orët e vona të pasdites me kryetarë të shoqatave bullgare dhe anëtarë të komunitetit bullgar në Shqipëri, informon Ministria bullgare e Kulturës.Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion..
Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit. E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell -..
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë, transmeton BTA. Midis tyre janë edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Salerno..