Çmimet e energjisë elektrike për të premten në shumicën e bursave evropiane të energjisë u rritën. Në Bullgari rritja është mbi 25%. Me 232.39 euro (454.52 leva) për një megavat-orë, çmimi në vendin tonë renditet ndër pesë më të lartat në Kontinentin e Vjetër, sipas të dhënave nga platforma energylive.cloud.
Në segmentin “ditë përpara” për të premten, para nesh janë vetëm Greqia, Italia, Hungaria dhe Sllovenia. Vetëm një ditë më parë – të enjten, rryma elektrike në vendin tonë tregtohej për 185 euro (362,09 leva).
Nga fillimi i tetorit, çmimi mesatar i energjisë elektrike në Bullgari është 190,30 euro (372,19 leva) për një megavat orë, ndërsa nga fillimi i vitit - 84,54 euro (163,35 leva) për MWh, sipas të dhënave të platformës.Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..