Gjatë një videokonference me Ministrin e Shëndetësisë Stojço Kacarov, Komisionerja e BE-së për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimeve Stela Kiriakidou shprehu shqetësim për situatën në zhvillim epidemike në Bullgari. Ajo sugjeroi që të aktivizohet mekanizmi i mbrojtjes civile i Bashkimit Evropian, i cili do t'i siguronte vendit tonë ndihmë të koordinuar për të kontrolluar përhapjen e Covid-19.
Komisionerja Evropiane tha se i mbështet masat shtesë kundër epidemisë për të kontrolluar sëmundjen, përkatësisht futjen e një "certifikate të gjelbër" për praninë e qytetarëve në një numër vendesh publike dhe ngjarje në ambiente të mbyllura. "Qëllimi ynë i përbashkët duhet të jetë rritja e numrit të të vaksinuarve në Bullgari," tha ajo.Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..