Violinisti bullgar Mario Hossen është solist në dy koncerte të Filarmonisë së Londrës - më 19 dhe 20 tetor, në Madrid dhe Barcelonë. Dirigjenti është Aleksandër Zemcov, i njohur dhe i dashur nga publiku bullgar, me shumë shfaqje në vendin tonë si dirigjent dhe udhëheqës i klasave master.
Sipas burimeve spanjolle, për herë të parë në vend do të tingëllojë versioni i autorit i Koncertit 1 nga Niccolo Paganini – ashtu si e ka krijuar virtuozi dhe kompozitori italian. Aleksandër Zemcov ka përfshirë në program dhe një uverturë nga opera “Hirushja” e Rossini dhe “Suita” nga baleti “Liqeni i Mjellmave”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..