Ditën, në të cilën Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e mbrojtësit qiellor të Bullgarisë Shën Ivan Rillski Çudibërës, mjekët në vend shënojnë festën e tyre. Ajo festohet që prej 25 vitesh e këtej me iniciativë të Bashkimit të Mjekëve Bullgarë, i cili në vitin 1995 e zgjodhi shenjtorin mbrojtës të personelit mjekësor. Sipas legjendës, si gjatë jetës ashtu edhe pas vdekjes, shenjtori më i nderuar bullgar ndihmonte, me ndihmën e Zotit dhe me lutjet e tij të zjarrta, shumë njerëz të sëmurë të rikthejnë shëndetin e tyre. Kjo është arsyeja për të cilën mjekët bullgarë e zgjodhën mbrojtës të tyre.
Supozohet se Ivan Rillski lindi rreth vitit 876 në fshatin Skrino, pranë qytetit të sotëm Dupnica të Bullgarisë Jugperëndimore. Para se të hynte në Manastirin “Shën Dimitrij” në malin Vllahina, ai ishte bari. Në këtë manastir të shenjtë ai mori arsimin e tij shpirtëror dhe u shugurua murg, pas së cilës iu përkushtua oshënarisë me lutje, agjërim dhe mundime trupore. Ai brodhi shumë vendeve nëpër tokat bullgare përderisa u vendos në Shkretëtirën e Rillës – kështu dikur e quajtën malin Rilla, i cili ishte i shkretë dhe i banuar vetëm nga kafshë të egra. Aty oshënari mbeti të jetojë deri në fund të jetës dhe me disa ithtarë themeloi manastirin me të njëjtin emër – i cili u kthye në një vatër të shpirtit dhe arsimit bullgar.
Sot, Manastiri i Shenjtë i Rilës është manastiri më i madh stavropigal (që është nën juridiksionin e Sinodit të Shenjtë) në Bullgari. Prandaj dhe festa e Shën Ivan Rillskit shënohet me solemnitet të madh në të gjitha kishat e vendit.
Besohet gjithashtu se shenjtori më i respektuar dhe i njohur bullgar është mbrojtësi i zjarrtë i popullit bullgar para Zotit si dhe i iluministëve bullgarë. Për këtë arsye më 19 tetor një sërë institucionesh mësimore që mbajnë emrin e tij shënojnë festën. Ndër ta janë Seminari Teologjik në Sofje, si dhe Universiteti i Minierave dhe i Gjeologjisë “Shën Ivan Rillski”.
Sipas traditës më 19 tetor dorëzohet çmimi “Mjek i Vitit”. Ashtu si vitin e kaluar, të shënuar nga pandemia e koronavirusit, vetëmohimi i mjekëve bullgarë që punojnë në vijën e parë në luftën kundër virusit bie në sy.
Përpilues: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES dhe arkiv
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..