Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trofta ballkanike është një specie e rrezikuar për të cilën ekziston një fushatë edukative e mbarështimit

Foto: arkiv

Një shtrirje lumi 10 kilometrash, degë e lumit Iskër, ishte e pajisur me 10 000 trofta të vogla, në edicionin e sivjetshëm të nismës “Jepi shans troftës ballkanike”.

Trofta ballkanike është ndër speciet më të rrezikuara të peshkut, prandaj kjo është dhe arsyeja pse një nga kompanitë tregtare me famë botërore ka vendosur një qëllim në një  plan afatgjatë dhe me fondet e veta për të rritur popullsinë e troftës në lumenjtë në vendin tonë.

Për 8 vjet iniciativa kontribuoi për mbarështimin me 390 000 ekzemplarë, por bashkë me këtë dhe për ruajtjen e larmisë biologjike në më shumë se 30 lumenj në vend.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD