Vera e thatë dhe pranvera me shi u siguruan vreshtarëve një rrush të mirë, i cili së shpejti do të jetë nëpër fuçi, por njohësit dhe vlerësuesit e verës do të duhet të presin, sepse në treg ajo do të paraqitet mezi aty gjatë pranverës së vitit të ardhshëm, kurse për varietetet e kuqe do të duhet edhe pak durim.
“Për gëzimin tonë bullgari nuk pushoi së piri verë, pavarësisht nga kriza - ai thjesht iu drejtua niveleve pak më të ulëta të çmimeve. Vara nëpër kuti po shitet shumë shpejt”- thotë Jordan Çorbaxhijski, kryetar i Dhomës Kombëtare të Vreshtave dhe të Verës:
“Ka një pakësim të shitjeve në klasat më të larta të çmimeve midis 15 dhe 25 leva (7-13) euro, por shpresoj me kalimin e pandemisë kjo të normalizohet dhe këto verë të mbeten në tavolinë. Sipas vërejtjeve tona tani për tani më e kërkuar është klasa e mesme e verës, me çmimin nga 10 leva (5 euro). Vjelja e rrushit për verë është një art i tërë - vazhdon Jordan Çorbaxhijski. - Tek ne ka agronomë të përsosur si dhe teknologë në këtë degë. Tani ata janë në fushë, ndjekin rrushin për ëmbëlsi dhe kur thonë se, është gati për tu vjelë, atëherë hyhet dhe mblidhet rendimenti. Në sajë të specialistëve tanë teknologë, Bullgaria bën disa nga verërat më të mira në botë.”
Nga organizata profesionale e prodhuesve të verës shpresojnë që kriza e vitit të kaluar të mos përsëritet, kur një pjesë jo e vogël nga kantinat kishin 80-90% ulje në shitjet. Ata furnizojnë restorante dhe hotele, kurse pikërisht në këtë sektor puna ngeci për shkak të masave anti-covid. Prognozojnë se viti 2021 do të jetë kritik për biznesin.
“Shpresoj të mos ketë një mbyllje të re dhe po kështu do të doja që bullgari të piqet dhe të fillojë të vaksinohet në masë, që të mund të kthehemi drejt jetës normale. Sa më shpejt që të ndodh kjo, aq më mirë, sepse ekonomia duhet të punojë dhe të ketë punë për të gjithë. Është e palejueshme që të mbeten akoma njerëz pa punë dhe kjo gjatë një inflacioni kaq të lartë. Rrushi sivjet është më i shtrenjtë me 30% nga ai i vjetshmi dhe kjo do të ndikojë mbi verërat dhe pijet alkoolike. Më shqetësuese është ajo e cila po ndodh me çmimin e energjisë elektrike, me gazin, sepse rritja e çmimit të energjisë është e trefishtë dhe secili prodhues duhet të llogarisë çmimin në mënyrë që të mos falimentojë ”.
Çmimi i rrushit rritet, pavarësisht nga rendimentet e larta të sivjetshme. “Rendimenti i rrushit sivjet është më i mirë nga çdo një vit tjetër deri tani. Marrim nga 600 deri më 900 kilogramë prej hektar, në varësi nga varieteti i rrushit”, pohon teknologu i kantinës në fshatin Gjeneral Kantarxhievo - Tihomir Trifonov përpara BNR-Varna. Ai sqaron se megjithëse me një rendiment shumë të mirë, një kantinë e re si kjo e tyrja, vështirë mund të imponohet në tregun konkurrues të verës. Sipas Tihomir Trifonovit, i tillë është bilanci i pjesës më të madhe të kantinave të vogla në Bullgari, të cilat risin të mbjella personale të vreshtave dhe me shumë punë dhe vëmendje bëjnë verë me një shije të mirë dhe cilësi të lartë. Kurse si një ripohim të vlerësimit të shkëlqyer, të cilin e marrin prodhuesit e verës vendas nga ekspertët në një përpjesëtim botëror erdhi dhe lajmi se, Bullgaria do të jetë shteti i parë, në të cilin do të hapet një zyrë e jashtme e Organizatës Ndërkombëtare e Vreshtarisë dhe të Verës (OIV).
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, BNR-Varna
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..