Një fotografi e një vajze bullgare në veshje kombëtare popullore dhe e flamurit bullgar në plan të parë fitoi çmimin e dytë të konkursit “Fotografia e Evropës 2021” (A snapshot of Europe 2021), organizuar nga Parlamenti Evropian. Autori i saj është 29 vjeçari Milen Millanov nga qyteti Breznik në Bullgarinë Perëndimore, i cili do të marrë një medalje speciale dhe certifikatë për pjesëmarrje nga institucioni evropian. Fituesi sivjet është italiani Florian Gasser, kurse vendi i tretë përsëri i është paracaktuar një imazhi nga Bullgaria, vepër e Valentina Terrewkova. Suksesi i Milenit është një dëshmi se pandemia mund të jetë bazë për pozitivizëm dhe rimendim të vlerave tona. I riu fillon të fotografojë kureshtje natyrore, ngjarje dhe zakone tradicionale pikërisht kur Covid-vala pushton Bullgarinë në fillim të vitit 2020.
“Unë fillova të kaloj rreth e rrotull rajonit në të cilin jetoj - rreth Breznikut dhe të bëj fotografi interesante, ta njoh gjithnjë e më shumë e më shumë. Pas kësaj u paraqitën ngjarje dhe konkurse të shumta online, në të cilat përfshihesha rregullisht. Mora pjesë dhe në këtë konkurs, i cili organizohet në lidhje me Ditën e Evropës - 9 maj, kurse fotografitë duhej të dërgoheshin deri më 31 maj. Dërgova një fotografi e cila është bërë gjatë kohës së tubimit tradicional të Graovos “Vidovden” në Breznik”, tregoi për Radion Kombëtare Bullgare Milen Millanov.
“Vidovden” në Bullgari lidhet me besimin në ndëshkimin e pashmangshëm të mëkatarëve, por tradita e përkujtimit është e ruajtur kryesisht në rajonet perëndimore-Godeçko, Trënsko dhe Breznishko. Shënohet më 15 qershor sipas stilit të ri ose më 28 qershor sipas stilit të vjetër. Festa festohet dhe në fqinjin tonë perëndimor - Serbia, më tepër në pjesën lindore të vendit, përfshi dhe në rrethinat Perëndimore, të populluara me bullgarë etnikë.
“Folklori është gjëja e cila e bën unikal vendin tonë në Evropë dhe në botë”- është kategorik Milen, i cili tanimë ka marrë pjesë dhe në një sfidë tjetër evropiane - Konkursi Ndërkombëtar i Rinisë për një trashëgimi jo materiale kulturore, organizuar nga Qendra Rajonale për ruajtjen e trashëgimisë jo materiale kulturore të UNESKO-s në Evropën Juglindore, me seli në Sofje. Shkaku është 75 vjetori nga krijimi i OKB-së dhe 65 vjetori nga aderimi i Bullgarisë ndaj organizatës.
“Marr pjesë me një përpunim (prej një teksti dhe fotografish) të traditës survakane në një nga vendbanimet në bashkinë Breznik, fshati Sadovik. E kam vënë aksentin mbi survën vendase dhe realizimin e saj, ku kureshtarja është se në mbrëmjen e 13 janarit duke u gdhirë 14 janari, survakarët (kolendarët) dalin në vendet e populluara nga rajoni, ndezin zjarre rituale dhe shkojnë nëpër shtëpitë vendase. Tradita surva /lojëra të maskaradës/ lidhet me kohën e kërxhalinjve (një pjesë nga trazirat feudale në Perandorinë Osmane në fund të shekullit të 18 dhe në fillim të shekullit të 19). Ky rit lind në lidhje me synimin e njerëzve të mund të shpëtojnë nga pushtimi i kërxhalinjve. Vendasit kanë filluar të bëjnë maska rituale, kopanka prej druri, më pas fillojnë të përdoren dhe fytyra të kafshëve. Kureshtare është se survakarët nga rajoni i fshatit nuk janë kukerët /njerëz të maskuar/ e pranuar gjerësisht, të cilët i dëbojnë forcat e këqija. Përkundrazi, ata më tepër i bekojnë njerëzit për prosperitet dhe shëndet, i cili është dhe ndryshimi kryesor” - shton fotografi.
Përpiloi: Vesella Krësteva /në bazë të intervistës së Lili Goleminovës, BNR-Radio Sofja/.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..