157 persona me Covid-19 të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. 93 për qind e tyre nuk janë vaksinuar, sipas portalit coronavirus.bg. Numri i të vdekurve ishte 40 të hënën.
Numri i të infektuarve rishtas në 24 orët e fundit është 3471. Ky është 2850 më shumë të infektuar se një ditë më parë. 15 për qind e mbi 23 000 testeve të kryera janë pozitive. 85 për qind e të porsainfektuarve janë pa vaksina.
907 janë të sapoardhur në spitale. 91 për qind e tyre nuk janë vaksinuar. 5505 janë pacientët e shtruar në spital. 472 janë në terapi intensive.
Pacientët aktivë të regjistruar janë 51 858. U shëruan 1862 në 24 orët e fundit.
5166 vaksina u dhanë të hënën. 1 365 088 persona përfunduan imunizimin. Me dozën e tretë tashmë u vaksinuan 4992 persona.
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..