Një sondazh i Institutit Zviceran për Zhvillimin e Menaxhimit e rendit Bullgarinë në vendin e 53-të nga 64 shtete gjithsej për sa i përket prosperitetit të saj. Kjo përbën një rënie me 5 pozita në krahasim me tri vitet e kaluara, kur shteti ynë ishte në vendin e 48-të. Si pika të dobëta të cilat e caktojnë pozitën e tanishme raport identifikon paqëndrueshmërinë politike, nivelin e ulët të vaksinimit të popullsisë, resurset dhe mundësitë e kufizuara për shfrytëzimin e qeverisë elektronike, kosto të larta të energjisë për biznesin dhe problemin e përhershëm me korrupsionin. Klasifikimi prestigjioz analizon gjithashtu konkurrueshmërinë e një shteti, bashkë me sigurinë e tij financiare për investime në shkencë dhe gatishmërinë e tij të aplikojë dhe të përfitojë nga teknologjitë inteligjente në ditën e përditshme.
Cili duhet të jetë reagimi i autoriteteve bullgare? Përgjigjen e kësaj pyetjeje kërkoi kolegia Nina Caneva në një intervistë me ish Ministrin teknik të Ekonomisë Kirill Petkov. Sipas tij mundësitë e Bullgarisë për të përmirësuar imazhin e saj dhe për të tërhequr prapë interesin e investitorëve të huaj nuk janë të shterura:
“Si shtet, duhet të themi, se kemi një strukturë unike të ekonomisë. Në të një për qind e gjysmë e firmave bullgare kanë arritur të rrisin prodhimtarinë e tyre mbi mesataren evropiane. Është mirë për të mësuar se si e kanë arritur këtë. Përveç kësaj duhet të përpiqemi të heqim një pjesë nga pesha administrative mbi biznesin. Me heqjen e korrupsionit, besojmë se një pjesë prej saj do të zhduket – është i bindur Petkov. – Duhet të tërheqim edhe kompani konkurruese në vendin tonë, por kjo do të ndodhë pasi do të premtojmë se nuk do të ketë rrezik korrupsioni për to.”
Si shembull për një investim të ngjashëm ish ministri i ekonomisë dha uzina e elektromobilave, e cila ka për t’u nisur nga puna në qytetin Lloveç(Bullgaria Qendrore Veriore).
“Modeli, me të cilin e tërhoqëm në Bullgari, mund të bëhet sistematik. Në këtë mënyrë do të tërheqim investime që bazohen në klientët dhe furnizuesit e tyre në Bullgari.”
Në etapën e tanishme parashikimet për zhvillimin e ekonomisë bullgare janë të vështira, tregon analiza e fundit tremujore e UniKredit Grup. Ekspertët e institucionit financiar tregojnë si shkaqe dështimi i fushatës së vaksinimit në vend, mungesa e një plani për rimëkëmbjen dhe qëndrueshmërinë të dërguar dhe të miratuar nga Brukseli dhe ulja e ndjeshme në investimet publike. Pritjet janë që produkti i brendshëm bruto i Bullgarisë për këtë vit të rritet me 4.1 për qind në vend të 4.4 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm – me 3.9 për qind në vend të 4.1 për qind. Një ndikim mbi ekonominë do të ketë edhe tkurrja e investimeve publike, niveli i të cilave në momentin e tanishëm është më i ulëti që prej dy dekadash e këtej, tregojnë ekonomistët cituar nga sajti economic.bg.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..