621 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. 10.8% e 5736 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. 83.4% e të infektuarve të rinj nuk janë të vaksinuar. Rastet më të shumta janë në Sofje - 193, të ndjekura nga rrethet: Varna – 76 veta dhe Plovdiv – 32 të infektuar.
Të sëmurët aktivë janë 50 406. 5503 pacientë u shtruan në spital. 470 persona të infektuar trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Nga 187 të sapo pranuarit në spitale, gati 90 për qind janë pa vaksinë.
Në 24 orët e fundit 40 persona me Covid të konfirmuar kanë vdekur. 95% e tyre ishin të pavaksinuar. 576 persona u raportuan të shëruar.
1219 vaksina u dhanë të dielën. 1 361 629 persona kanë përfunduar tërë ciklin e imunizimit.Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga Ursula von der Leyen në fjalimin e saj me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj..
Në tetor, 5768 shtetas të vendeve të treta kanë provuar të hyjnë në vend, që është një rënie prej 52,6% krahasuar me tetorin 2023. (12 174 persona). Sipas të dhënave të përmbledhura të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), për këtë muaj janë ndaluar 841..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..