2542 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. 13.8për qind e 18 376 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Krahasuar me të mërkurën, numri i të infektuarve u ul me 324 persona, por përqindja u rrit me 2.4 për qind.
Pacientët aktivë të regjistruar janë 48 716. Pacientët e shtruar në spital janë 5 312. Prej tyre 455 pacientë janë në terapi intensive. 657 janë të sapo pranuarit në spital. Mbi 90 për qind prej tyre nuk janë vaksinuar.
Për një javë, 3682 njerëz u pranuan në spitale për shkak të komplikimeve. 90.7 për qind prej tyre nuk janë vaksinuar. 91 vdiqën në 24 orët e fundit me Covid të konfrimuar. 93 për qind ishin pa vaksinë. 1593 njerëz u shëruan.
7193 vaksina u dhanë të mërkurën. 1 350 132 persona kanë përfunduar imunizimin. Janë 3259 bullgarë me dozën e tretë.
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..