2866 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 11.4 për qind e 25 165 testeve të kryera janë pozitive, krahasuar me 13.5 për qind një ditë më parë, sipas faqes së internetit coronavirus.bg. 87.40 për qind e të infektuarve të rinj nuk janë vaksinuar. Pacientët aktivë të regjistruar janë 47 858. Në spital janë shtruar 5223 pacientë. 91.4 për qind e 686 pacientëve të rinj të shtruar në spital nuk janë imunizuar. 460 persona të infektuar janë në repartet e kujdesit intensiv. Në 24 orët e fundit 104 persona me Covid-19 të konfirmuar vdiqën. 96.15 për qind e tyre janë pa vaksina. 2029 persona janë të shënuar si të shëruar.
7412 vaksina u dhanë të martën. Janë 1 345 602 bullgarë me imunizim të plotë.
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë..