Kamion elektrik bullgar? Kjo tashmë nuk është hipotezë, por realitet. Kamioni i parë elektrik bullgar u prezantua zyrtarisht në Sofje. Një nga risitë është futja në karroceri e paneleve fotovoltaike, të cilat lejojnë në mot me diell të karikohet deri në 20% prej kapacitetit të baterisë. Vetëm me ndihmën e energjisë diellore automjeti mund të udhëtojë deri në 50 kilometra në ditë. Një fakt kurioz është se makina mund të drejtohet edhe përmes telefonit tonë celular.
Ky model është plotësisht në përputhje me kushtet urbane dhe është i përshtatshëm për t'u përdorur si një automjet i përditshëm. Makina ka dy vende, kilometrazhi i saj maksimal me një karikim të vetëm të baterisë është 250 km, duke zhvilluar deri në 80 km / orë. Modeli novator u shfaq vitin e kaluar në Sallonin Ndërkombëtar për Automobila në Gjenevë.
Modeli u krijua nga kompania e sipërmarrësit bullgar Rosen Daskallov. Themeluar në vitin 2012, deri vonë ajo ishte e njohur për prodhimin e makinave sportive, por tani fokusi është në prototipe të tjera, si kamioni elektrik, si dhe automobili elektrik që përdoret për qëllime arsimore dhe mund të drejtohet nga fëmijët, autobusët etj.
Për shkak të problemeve të shkaktuara nga pandemia dhe kufizimeve në prodhimin e makinave me naftë, të cilat janë më të rënda në Gjermani, prodhuesi bullgar ka plane për ta transferuar montimin dhe distribucionin e tyre pikërisht atje. Sipas Daskallovit, aktualisht gjigantët automobilistikë po pushojë nga puna shumë inxhinierë dhe ekspertë të tjerë në fushën e industrisë së automobilave, nga të cilat kompania bullgare mund të përfitojë. Planet e sipërmarrësit janë që prodhimi i modelit të kamionit të arrijë në 20 000 njësi në vit brenda 5 viteve.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/SinCarsBulgaria
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..