Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiri i Samokovit "Qefini i Nënës së Zotit" është një oazë e spiritualitetit rrëzë malit Rilla

Foto: Veneta Nikollova

Manastiri "Qefini i Nënës së Zotit" u themelua në vitin 1772 si një manastir murgeshash pranë Manastirit “Hilendar”. Gjatë dekadave manastiri u zgjerua me ndërtesa të reja të dhuruara nga vendasit. Në shekullin XIX manastiri u shndërrua në një qendër të veprimtarive të ndryshme arsimore. Rreth njëqind murgesha tashmë shërbenin në të në atë kohë. U hap gjithashtu një shkollë për vajza, ku ato mësoheshin për të lexuar, shkruar, kënduar etj.

Kisha e manastirit të Samokovit u ndërtua në 1837-39, kur daton edhe magernica. Disa nga ikonat në kishë janë vepër e ikonografit të njohur bullgar Dimitër Zograf, vëllai i Zaharij Zografit - një nga piktorët tanë më të shquar të Rilindjes, i cili gjithashtu ka lënë një krijim të tij në kishë. Supozohet se pikërisht Zaharij Zograf ka pikturuar “Shën Mëria Mbrojtësja me krahë”, ku Nëna e Zotit është paraqitur me krahë. Për krijimin e saj piktori është frymëzuar nga legjenda për shpëtimin e Samokovit nga ushtria osmane. Sipas legjendës Nëna e Zotit e ka mbuluar qytetin me një mjegull të dendur dhe kështu e ka fshehur atë nga sytë e pushtuesit.

Në ditët e sotme Manastiri i Samokovit është i hapur. Turistët shpesh ndalen këtu për të parë kishën dhe afresket e saj unike, ndezin një qiri dhe bisedojnë me murgeshat, të cilat tregojnë për historinë e trazuar të manastirit të shenjtë.

Do të mësoni më shumë për këtë oazë shpirtërore rrëzë malit Rilla nga artikulli "Jeta në lutje" nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly të vitit 1919

104 vjet nga aneksimi i Krahinave Perëndimore

Sot, më 6 nëntor, mbushen 104 vjet nga aneksimi i Krahinave Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare) në vitin 1920. Aneksimi u bë sipas Traktatit të Paqes të Neuilly të vitit 1919 , i cili i dha fund Luftës së Parë..

botuar më 24-11-06 6.05.PD
Shën Anargjirët Kozma e Damian

Shën Anargjirët Kozma e Damian

Kisha jonë Ortodokse nderon sot kujtimin e anargjirëve dhe mrekullibërës të shenjtë Kozma dhe Damian, të cilët jetuan në shekullin e IV-të. Të dy ishin vëllezër nga Asiria, Azia e Vogël.  Babai i tyre ishte një grek pagan që vdiq herët. Nëna e tyre..

botuar më 24-11-01 11.51.PD

Nderojmë Shën Patriarkun Evtimij si mbrojtës të mbarë popullit bullgar

Pikërisht një vit më parë, Kisha Ortodokse Bullgare vendosi një festë të re në kalendarin tonë kishtar - kremtimin e lipsaneve të shenjta të Shën Patriarkut Evtimij Tërnovski . Sipas burimeve kishtare, patriku i fundit bullgar para rënies së..

botuar më 24-10-22 11.36.PD