Ministria e Shëndetësisë ka nisur një lojë me shpërblime për personat e vaksinuar, njoftoi Ministria. Një mesazh për inkurajimin e vaksinimit kundër COVID-19 do t'u dërgohet përdoruesve të celularëve të tre operatorëve të telekomunikacionit në vend, pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit: "Vaksinat kundër COVID-19 shpëtojnë jetë! Imunizoni veten deri më 31 tetor 2021 dhe përfshihuni në lojën tonë, ku mund të merrni një nga 102 orët e zgjuar.
Në lojë mund të marrin pjesë të gjithë personat mbi 12 vjeç të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 në territorin e Bullgarisë në periudhën nga 30.09.2021 deri më 31.10.2021, pavarësisht nëse është përfunduar tërë cikli i imunizimit. Çdo qytetar që dëshiron të marrë pjesë në lojë mund të regjistrohet në faqen e internetit coronavirus.bg. Loja është e hapur për qytetarët bullgarë dhe shtetasit e huaj që janë me qëndrim të përhershëm në vend.
Fituesit do të përcaktohen përmes një shorti të kryer nga Ministria e Shëndetësisë.Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..