Ministria e Shëndetësisë ka nisur një lojë me shpërblime për personat e vaksinuar, njoftoi Ministria. Një mesazh për inkurajimin e vaksinimit kundër COVID-19 do t'u dërgohet përdoruesve të celularëve të tre operatorëve të telekomunikacionit në vend, pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit: "Vaksinat kundër COVID-19 shpëtojnë jetë! Imunizoni veten deri më 31 tetor 2021 dhe përfshihuni në lojën tonë, ku mund të merrni një nga 102 orët e zgjuar.
Në lojë mund të marrin pjesë të gjithë personat mbi 12 vjeç të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 në territorin e Bullgarisë në periudhën nga 30.09.2021 deri më 31.10.2021, pavarësisht nëse është përfunduar tërë cikli i imunizimit. Çdo qytetar që dëshiron të marrë pjesë në lojë mund të regjistrohet në faqen e internetit coronavirus.bg. Loja është e hapur për qytetarët bullgarë dhe shtetasit e huaj që janë me qëndrim të përhershëm në vend.
Fituesit do të përcaktohen përmes një shorti të kryer nga Ministria e Shëndetësisë.Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..