Ministria e Jashtme Bullgare i dorëzoi një notë proteste kreut të përkohshëm të Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vladimir Krëstevski. Sofja proteston kundër zëvendësimit të një monumenti historik bullgar në oborrin e kishës të fshatit Klepaç pranë qytetit të Prilepit. Monumenti i vojvodës Vellko Skoçivirçeto, i cili vdiq në vitin 1904, dhe tetë rebelët e tij u shkatërrua. Mbishkrimet në bullgarishten letrare janë hequr. Mbiemrat e viktimave janë ndryshuar në një monument të ri.
Pala bullgare po i kërkon Shkupit të restaurojë monumentin origjinal. Theksohet se ndryshimi i artefakteve historike është një përpjekje për t’u rishkruar historia dhe kështu shkelet Traktati i Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit i vitit 2017.Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..